‘Protestuesit me strategji tjetër’, gazetari zbulon detajet: Të përgatitur për rezistencë
Në ditën e katërt të protestës në Tiranë, protestuesit janë zhvendosur pothuajse të gjithë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranë Kryeministrisë.
Gazetari Eni Ferhati raportoi se, edhe pse në numër më të vogël, protestuesit që po qëndrojnë përballë togave të policisë janë të gjithë të pajisur me maska kundër gazit lotsjellës dhe po shfaqin rezistencë, pavarësisht se policia po vijon të hedhë shumë gaz lotsjellës dhe ujë në drejtim të tyre.
‘Protestuesit sot kanë ardhur me një strategji tjetër, pasi të gjithë personat që po kryejnë veprime të dhunshme ndaj policisë janë të pajisur me maska kundër gazit. Kështu, hedhja masive e gazit nga policia nuk po i largon ata nga vendi ku po qëndrojnë.
Mesa duket, ky grup është i vendosur të qëndrojë për të bërë rezistencë. Pak para se policia të ndërhynte, një grup kreu akte dhune te Kullat Binjake’, tha gazetari.
Vijojnë tensionet në bulevard, protestuesit qëllojnë makinën ujëhedhëse, policia përgjigjet me ujë dhe gaz lotsjellës (VIDEO)
QSUT për gjendjen e të lënduarve nga protesta: 5 persona janë paraqitur në spital, mes tyre 2 të mitur
Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin kapsolla e fishekzjarrë, policia përgjigjet me ujë dhe gaz lotsjellës
- 17:22 Vijojnë tensionet në bulevard, protestuesit qëllojnë makinën ujëhedhëse, policia përgjigjet me ujë dhe gaz lotsjellës (VIDEO)
- 17:17 Protesta edhe në Itali, sudentët në rrugë përplasen me policinë
- 17:13 QSUT për gjendjen e të lënduarve nga protesta: 5 persona janë paraqitur në spital, mes tyre 2 të mitur
- 16:45 Francë, a po manipulohen politikisht protestat në prag të zgjedhjeve?
- 16:36 Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin kapsolla e fishekzjarrë, policia përgjigjet me ujë dhe gaz lotsjellës
- 16:34 Pezullimi i dy efektivëve nga protesta, Demo: Çdo shkelje e konstatuar do të marrë përgjigjen e merituar sipas ligjit