Momente tensioni janë regjistruar pasditen e 16 tetorit pranë Kryesisë së Kuvendit, ku situata mes protestuesve dhe policisë është përshkallëzuar.
Sipas raportimeve, një i ri është ngjitur në njërën prej dritareve të godinës dhe e ka goditur atë me një objekt hekuri. Ndërkohë, policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.


