Aktualitet Politikë

“Kjo barbari nuk ka ndodhur as në vitet ‘90”, Berisha thirrje për protestën e së shtunës: Të solidarizohemi me studentët!

Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve, prindërve dhe bizneseve që të solidarizohen me studentët dhe gjimnazistët, në kuadër të protestës së paralajmëruar në Tiranë.

Në një deklaratë, ai ka ngritur akuza për dhunë ndaj të rinjve nga policia dhe ka ftuar qytetarët t’i bashkohen protestës.

“U drejtohem sonte, para së gjithash si prind, si gjysh, si qytetar, por dhe ish-president e ish-kryeministër i këtij vendi. Të gjithë ju, prindërve, qytetarëve. Të gjithë anëtarëve të diasporës sonë kudo që janë. Të rinj e të rejave, në katër anët e vendit, nesër është një ditë shumë e rëndësishme, tejet e veçantë.

LEXO EDHE: Protetat e dhunshme në Tiranë, Spiropali letër Ramës: Jep zgjidhje politike, pa tabu, pa kufij dhe pa frikë!

Që nga data 13 deri më sot, në rrugë dhe sheshe të Tiranës, narko-banditë me uniformë janë sjellë në mënyrën më shtazore, me akte barbare ndaj studentëve dhe gjimnazistëve të Tiranës. I kanë keqtrajtuar, torturuar, ndaluar e arrestuar me qindra e qindra prej tyre. Kanë mbushur komisariatet me të mitur, me vajza, me qytetarë të moshave më të shtyra.

Barbaritë e tyre mbi trupat e rrëzuar të të rinjve dhe studentëve, thyerja e kockave, çarja e kafkave me bombula gazi, me plumba gome, përdorimi i granatave të gazit dhe zhurmuese, përdorimi i tonelatave gaz të skaduar, ariu, spraj ariu, shkopinjtë e gomës shoqëruar me shufra hekuri. Tirana nuk ka njohur një barbari të tillë as në vitet ’90.

Nesër gjimnazistët dhe studentët e Tiranës kanë më shumë se kurrë nevojë për mbështetjen e çdo shqiptari në betejën e tyre epike. Në betejën e tyre të pamposhtur. Nesër mijëra e mijëra burra e gra, djem e vajza nga mbarë Europa vërshojnë drejt Tiranës. Ftoj çdo demokrat, çdo qytetar, çdo prind, ftoj të gjitha bizneset e vendit të solidarizohen në Tiranë me studentët”, tha ndër të tjera Berisha.

LEXO EDHE: Shehaj takon të rinjtë e arrestuar: Janë rrahur në mënyrë barbare!

 

 

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.