Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen', revolta në Tiranë e në rrethe

Real Madrid kërkon dorëheqjen e Tebas: Krahasimet me propagandën naziste janë të papranueshme

Real Madrid kërkon dorëheqjen e Tebas: Krahasimet me propagandën naziste janë të papranueshme

16:29, 16/10/2026

Real Madrid ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të Javier Tebas nga posti i presidentit të La Ligës dhe atë të zëvendëspresidentit të Federatës Spanjolle të Futbollit, pas deklaratave të tij, në të cilat krahasoi mënyrën e komunikimit të klubit madrilen me metodat e propagandës naziste të Joseph Goebbels.

Përmes një komunikate me tone të ashpra, klubi mbretëror i cilësoi këto deklarata si fyese dhe të papajtueshme me përgjegjësitë institucionale që mban Tebas. Sipas Real Madridit, bëhet fjalë për një tjetër episod në serinë e sulmeve të vazhdueshme të presidentit të LaLiga-s ndaj klubit, presidentit Florentino Perez dhe televizionit zyrtar të madrilenëve.

Real Madrid theksoi gjithashtu se Tebas po përpiqet të diskreditojë qëndrimin e tij për çështjen Negreira, që lidhet me pagesat e Barcelonës ndaj ish-zëvendëspresidentit të Komitetit Teknik të Arbitrimit. Klubi madrilen pretendon se institucionet përkatëse nuk kanë dhënë përgjigje të mjaftueshme për këtë çështje dhe se për këtë arsye i është drejtuar drejtpërdrejt UEFA-s, duke kërkuar transparencë të plotë dhe masa për garantimin e integritetit të garave.

Madrilenët kërkojnë gjithashtu një rishikim të sistemit të arbitrimit dhe të strukturave drejtuese e mbikëqyrëse të futbollit spanjoll.

Në përfundim të komunikatës, Real Madrid vuri në dyshim neutralitetin dhe paanshmërinë e Tebasit, duke argumentuar se sjellja e tij është e papajtueshme me funksionet që ushtron.

“Real Madrid kërkon dorëheqjen e tij të menjëhershme nga posti i presidentit të LaLiga-s dhe zëvendëspresidentit të Federatës Spanjolle të Futbollit”, përfundon deklarata e klubit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco