Hansi Flick nuk kërkon alibi për kalendarin e ngjeshur që e pret Barcelonën. Trajneri gjerman ka theksuar se skuadra duhet të përqendrohet tek paraqitjet në fushë, përpara një serie prej tri ndeshjesh të rëndësishme kundër Betisit, PSG-së dhe Real Madridit brenda vetëm tetë ditësh.
Në konferencën për shtyp përpara transfertës ndaj Betisit, Flick u distancua nga ankesat e Jose Mourinhos për kohën e shkurtër të rikuperimit mes ndeshjeve.
“Jemi në këtë situatë çdo sezon. E di që në vende të tjera është ndryshe, por për ne gjërat janë kështu. Gjatë dy sezoneve të fundit kemi pasur shumë raste kur kemi pyetur veten: ‘Çfarë është kjo?’. Më kujtohet kur na u desh të ktheheshim me autobus nga Valencia, sepse fluturimi u anulua, dhe dy ditë më pas duhej të luanim sërish. Ajo që u them lojtarëve është se nuk ka justifikime”, deklaroi trajneri i Barcelonës.
Flick shprehu besim të plotë tek skuadra, duke vlerësuar cilësinë që po tregojnë futbollistët dhe potencialin për përmirësim.
“Jam 100% i bindur tek ekipi im. Cilësia që kemi aktualisht është e jashtëzakonshme. Nuk mund ta ndryshojmë situatën, ndaj duhet ta pranojmë dhe të përqendrohemi tek mënyra se si luajmë”, shtoi ai.
Megjithatë, trajneri gjerman nuk dëshiron të mendojë për PSG-në dhe Real Madridin përpara sfidës me Betisin, të cilin e vlerësoi maksimalisht.
“Gjëja më e rëndësishme është të fitojmë ndaj Betisit. Ata kanë shumë besim, sepse kanë fituar të gjitha ndeshjet në shtëpi dhe po bëjnë rezultate shumë të mira edhe në Champions. Është një skuadër fantastike, veçanërisht në sulm dhe në duelet një kundër një. Duhet të mbrohemi shumë mirë. Pellegrini po bën një punë të jashtëzakonshme”, u shpreh Flick.
© SYRI.net
Zbulohet identiteti i lojtarit të regbisë i gjetur i vdekur në hotel para ndeshjes së Champions Cup
Skandal financiar në FIFA, Infantino rrezikon të përballet me Komitetin e Etikës për çështjen Eto’o
FIFA ndëshkon Federatën Spanjolle për thirrjet islamofobe në ndeshjen me EgjiptinBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: