Gazetari i SYRI-t, Elkier Bushkolaj, është dhunuar nga efektivët e policisë te zona e Piramidës, teksa po raportonte drejtpërdrejt për dhunën e ushtruar ndaj protestuesve në revoltën studentore e cila ka hyrë në ditën e katërt, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.
Nga pamjet e transmetuara live, sulmi ndaj gazetarit gjatë kryerjes së detyrës cënon drejtëpërdrejtë lirinë e medias dhe të drejtën e publikut për t’u informuar mbi zhvillimet në terren, në një kohë që raportimet për dhunën shtazarake të narkopolicisë ndaj të rinjve protestues është dokumentuar prej 4 ditësh.
© SYRI.net