Lideri i opozitës shqiptare, Sali Berisha, u ka bërë thirrje demokratëve, qytetarëve, prindërve dhe bizneseve që të dalin nesër në Tiranë në mbështetje të studentëve protestues.
Në deklaratën për mediat, Berisha u shpreh se, mijëra shqiptarë nga Evropa, përfshirë edhe diasporën, po udhëtojnë drejt kryeqytetit, ndërsa e cilëson protestën si një betejë për dinjitetin dhe të ardhmen e të rinjve.
‘Ora e historisë fton nesër çdo shqiptar në Tiranë’, u shpreh kreu i PD-së, duke akuzuar Edi Rama se drejton një ‘narkoshtet’.
Pjesë nga deklarata e kryetarit të PD, Sali Berisha:
Nesër, mijëra e mijëra burra, gra, djem dhe vajza, nga mbarë Evropa vërshojnë drejt Tiranës.
Ftoj çdo demokrate e demokrat, çdo qytetare e qytetar, çdo prind, nënë, baba, ftoj të gjitha bizneset e vendit të solidarizohemi nesër në Tiranë me studentët, të cilët në këtë betejë epike po mbrojnë më shumë se çdo gjë tjetër të ardhmen e tyre në këtë vend, ëndrrën e tyre shqiptare nga një zjarrvënës, armik i egër i kombit.
Po mbrojnë dinjitetin e qytetarëve shqiptarë.
Janë ngritur viganë kundër bandave të drogës në qeveri, narkoshtetit me pasojat e tij shkatërrimtare, kreut të këtij narkoshteti, Padrinos Edi Rama.
Solidariteti dhe mbështetja jonë për studentët është e një rëndësie të jashtëzakonshme.
Ora e historisë fton nesër çdo shqiptar në Tiranë.
© SYRI.net
‘Protesta të papara prej dekadash në Shqipëri’/ BBC: Revolta studentore me 1 kërkesë të qartë: Rama ik!
Berisha: Nesër gjimnazistët dhe studentët e Tiranës kanë më shumë se kurrë nevojë për mbështetjen e çdo shqiptari
‘Na rrëmbyen në mes të sheshit’/ Shtetasi amerikan denoncon ndalimin nga burrat me të zeza në Tiranë