Momente çmendurie dhe skena të rënda përplasjeje po shënohen përpara Kryeministrisë, ku efektivë të policisë po godasin me pllaka betoni të rinjtë protestues.
Pamjet e transmetuara live nga SYRI tregojnë momentin skandaloz ku ndërsa të rinjtë po përballen me një reagim jo proporcional të forcave të rendit të cilët po i godasin me gaz lotësjellës pa hesap, tashmë po i godasin edhe me gurët që ndodhen në bulevard.
Pavarësisht presionit dhe përdorimit të forcës, protestuesit vijojnë të qëndrojnë përballë policisë, duke mos u tërhequr nga sheshi.
Përplasjet vijnë në ditën e katërt të revoltës studentore, e cila është shtrirë përtej Tiranës dhe po shoqërohet me kërkesa për ndryshime dhe përgjegjësi politike.
© SYRI.net