Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen', revolta në Tiranë e në rrethe

VIDEO/ UEFA mahnitet nga Ernest Muçi, asist fantastik me ‘tunel’ në Ligën e Konferencës

VIDEO/ UEFA mahnitet nga Ernest Muçi, asist fantastik me ‘tunel’ në Ligën e Konferencës

19:29, 16/10/2026

Ernest Muçi ishte protagonist në fitoren 4-2 të Trabzonsporit ndaj KuPS, duke dhuruar një asist spektakolar që mori vëmendjen edhe të faqes zyrtare të Ligës së Konferencës.

Sulmuesi shqiptar tregoi klas dhe fantazi në minutat e fundit të takimit, duke krijuar një nga momentet më të bukura të ndeshjes. Pas një aksioni nga krahu i majtë, Muçi shmangu fillimisht një kundërshtar dhe më pas dërgoi topin mes këmbëve të një lojtari tjetër, duke ia servirur në mënyrë perfekte shokut të skuadrës, Franculino.

Ky i fundit e pati të lehtë ta dërgonte topin në rrjetë, ndërsa vëmendja u përqendrua te veprimi teknik i futbollistit shqiptar, i cili tregoi vizion dhe saktësi në pasimin vendimtar.

Asistimi nuk kaloi pa u vënë re as nga UEFA. Faqja zyrtare e Ligës së Konferencës në rrjetin social “X” publikoi videon e aksionit, duke e shoqëruar me komentin: “Ernest Muçi ia vendosi në pjatë Franculinos”.

Trabzonspori triumfoi 4-2 në transfertë ndaj skuadrës finlandeze KuPS, ndërsa Muçi, edhe pse u aktivizua vetëm në minutat e fundit, arriti të linte gjurmën e tij në këtë përballje europiane.


© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco