Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo vazhdojnë të dominojnë statistikat e futbollit modern, por kur golat bashkohen me asistimet, argjentinasi ka një epërsi të konsiderueshme ndaj rivalit të tij portugez. Në listë është edhe Kylian Mbappe, i cili, në moshën 27-vjeçare, ka kaluar shifrën e 600 kontributeve në gola.
Messi kryeson renditjen e 13 futbollistëve me më shumë gola dhe asistime që nga viti 2000, me plot 1361 kontribute: 919 gola dhe 418 asiste. Në vendin e dytë renditet Cristiano Ronaldo me 1242 kontribute, të ndara në 981 gola dhe 261 asiste.
Portugezi mbetet golashënuesi më produktiv i listës, por Messi ka krijuar më shumë raste për shokët e skuadrës, duke e kaluar rivalin në totalin e kombinuar të golave dhe asistimeve.
Podiumi plotësohet nga Robert Lewandowski, me 883 kontribute, falë 727 golave dhe 156 asistimeve. Pas tij vjen Luis Suarez me 869, ndërsa Zlatan Ibrahimovic renditet i pesti me 752.
Në vendin e gjashtë është Karim Benzema me 721 kontribute, i ndjekur nga Neymar me 687 dhe Harry Kane me 659. Thierry Henry, një prej sulmuesve më të spikatur të brezit të tij, zë vendin e nëntë me 647 kontribute.
Mohamed Salah renditet i dhjeti me 614, ndërsa Kylian Mbappe është i 11-ti me 606, prej të cilave 446 gola dhe 160 asistime. Francezi ka ende shumë vite përpara për të përmirësuar pozicionin e tij në këtë klasifikim.
Dy vendet e fundit plotësohen nga Thomas Müller, me 583 kontribute, dhe Samuel Eto’o, me 564.
Renditja tregon se ndikimi në fazën sulmuese nuk matet vetëm me golat e shënuar. Aftësia për të krijuar raste dhe për të asistuar është po aq e rëndësishme, ndërsa Messi kryeson falë kombinimit të jashtëzakonshëm të të dyja elementeve.

© SYRI.net
VIDEO/ UEFA mahnitet nga Ernest Muçi, asist fantastik me ‘tunel’ në Ligën e Konferencës
Blatter ironizon me Infantinon: Papa duhet të jetë i kënaqur, por besueshmëria nuk blihet
Milani ‘blindon’ Alphadjo Cissé, Cardinale i trefishon pagën pas shpërthimit në EuropëBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: