20 persona të shoqëruar në Vlorë pas protestës, disa u morën nga banesat

16 Tetor 2026 | 19:47

Rreth 20 persona janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë në Vlorë, pas protestave të zhvilluara në qytet.

Sipas informacioneve paraprake, disa prej tyre janë marrë nga banesat dhe janë shoqëruar nga efektivët e Policisë.

Mësohet se personat e shoqëruar, mes tyre edhe studentë, dyshohet se janë përfshirë në veprime që lidhen me veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Bllokimi i segmenteve rrugore” dhe “Dëmtimi i pronës publike”.

Deri më tani, nuk ka informacion të mëtejshëm mbi masat që mund të merren ndaj personave të shoqëruar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës, thyejnë xhamat dhe futen brenda një banke private (VIDEO)

Pasi policia i shpërndau nga bulevardi, protestuesit kanë dalë në marshim në rrugët e Tiranës. Gjatë marshimit, ata janë ndalur në zonën e Ushtarit të...
19:35 | 16/10/2026

Boshatiset bulevardi, protestuesit nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit, i vënë zjarrin koshave të mbeturinave

Pasi policia i shpërndau rreth orës 19:00 nga bulevardi, një pjesë e protestuesve kanë nisur një marshim në rrugët e qytetit. Ndërkohë, bulevardi është boshatisur...
19:18 | 16/10/2026

QSUT: 11 të lënduar nga protesta, mes tyre 3 të mitur, 3 efektivë dhe 2 kalimtarë

Qendra Spitalore Universitare Tiranë ka përditësuar të dhënat mbi gjendjen shëndetësore të personave të lënduar gjatë protestës deri në orën 18:45 . Sipas njoftimit, në...
19:01 | 16/10/2026