Një vatër e madhe zjarri ka përfshirë zonën bregdetare pranë pyllit të Semanit, ku flakët vijojnë të përhapen që prej mesditës.
Fillimisht, zjarri përfshiu sipërfaqe me shkurre, por era e fortë ka favorizuar përhapjen e flakëve drejt masivit pyjor, duke shtuar rrezikun për bimësinë e zonës.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po përballen me vështirësi në neutralizimin e vatrës. Deri më tani, ndërhyrja e tyre nuk ka arritur ta shuajë zjarrin.














