Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen', revolta në Tiranë e në rrethe

E vetme në rrugë/ Narkopolicia e Ramës shënjestron makinën e SYRI-t, e gjuan me gaz lotësjellës

19:52, 16/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një tjetër skandal është shënuar gjatë protestës në Tiranë, ku makina e SYRI-t, e vetmja në rrugë në atë moment, është shënjestruar nga efektivët e policisë, të cilët e kanë goditur me gaz lotsjellës.

Pamjet e kësaj ngjarjeje janë transmetuar nga gazetari Ferdinand Dervishi në llogarinë e tij në Facebook.

Incidenti skandaloz ngre alarmin për sigurinë e gazetarëve dhe të mjeteve mediatike që raportojnë nga terreni, në një kohë kur tensionet dhe përplasjet mes protestuesve dhe policisë vijojnë në kryeqytet.

Sulmi ndaj makinës së SYRI-t vjen në një ditë kur janë raportuar edhe raste të dhunës ndaj gazetarëve që po pasqyrojnë protestën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco