Refuzohet ankesa e Realit, Viniciusi dënohet
Real Madridi ka dështuar në përpjekjen për t’ia ulur dënimin Vinicius Juniorit, pasi Komiteti i Apelit i Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF) ka refuzuar ankesën e klubit madrilen.
Sulmuesi brazilian ishte dënuar me katër ndeshje pezullim pas përjashtimit me karton të kuq në ndeshjen ndaj Villarrealit.
Dy ndeshje pezullim i janë shqiptuar për incidentin që çoi në përjashtimin e tij, ndërsa dy të tjera për reagimin e ashpër pas vendimit të gjyqtarit, kur u desh të qetësohej nga bashkëlojtarët.
Sipas mediumit spanjoll “AS”, Komiteti i Apelit ka vendosur ta lërë në fuqi dënimin e plotë, duke mos pranuar asnjërën prej kërkesave të Real Madridit për uljen e tij.
Si pasojë, Vinicius do të mungojë në ndeshjet ndaj Sevillas, Barcelonës, Racing Santanderit dhe Valencias. Rikthimi i tij në La Liga pritet të ndodhë në përballjen ndaj Celta Vigos.
Megjithatë, Real Madridi nuk pritet të ndalet me kaq dhe raportohet se do ta dërgojë çështjen në Gjykatën Administrative të Sportit (TAD), në përpjekje për ta ndryshuar vendimin.
Klubi madrilen kishte kërkuar që të hiqeshin dy ndeshjet shtesë për protestën e lojtarit, si dhe të ulej dënimi për incidentin që çoi në përjashtimin e tij, por të dyja kërkesat janë refuzuar.
Në mungesë të Viniciusit, Yan Diomande mund të ketë më shumë hapësirë për të luajtur në krahun e majtë të sulmit dhe për të dëshmuar vlerat e tij gjatë kësaj periudhe.
Udhëheqësit e Kroacisë kritikojnë thirrjet pro-naziste përpara ndeshjes Hajduk Split-Ajax
Plani për shitjen e aksioneve të Kupës së Botës, Infantino kërkon falje para Këshillit të FIFA-s
Mbrëmje historike për Mbappe, sulmuesi i Real Madridit thyen rekordin e Lionel Messit në Champions League
- 20:12 Raporti i Avokati i Popullit: Takuam 214 të ndaluar, 26 persona janë me shenja dhune. Disa të mitur janë marrë në pyetje pa psikolog
- 19:58 Protestuesit u vënë flakën koshave të mbeturinave dhe një kioske te 9-katëshet
- 19:47 20 persona të shoqëruar në Vlorë pas protestës, disa u morën nga banesat
- 19:35 Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës, thyejnë xhamat dhe futen brenda një banke private (VIDEO)
- 19:18 Boshatiset bulevardi, protestuesit nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit, i vënë zjarrin koshave të mbeturinave
- 19:01 QSUT: 11 të lënduar nga protesta, mes tyre 3 të mitur, 3 efektivë dhe 2 kalimtarë