Një vatër zjarri është konstatuar në zonën pas Muzeut në Tiranë, në një kohë kur kryeqyteti vijon të jetë i përfshirë nga protestat studentore.
Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur ndërhyrjen për shuarjen e flakëve. Ende nuk ka të dhëna për shkaqet e zjarrit apo për dëme të mundshme.
Ngjarja ndodh në ditën e katërt të protestave, ndërsa studentët dhe gjimnazistët vijojnë marshimet në rrugët e kryeqytetit.












