Analisti zbërthen veprimet: Rama po mundohet të luajë me dy skenarë

Analisti Altin Gjeta ka komentuar situatën politike në vend, duke pretenduar se kryeministri Edi Rama po përpiqet të menaxhojë krizën dhe protestat përmes dy skenarëve. Sipas Gjetës, skenari i parë lidhet me përpjekjen për të shtypur revoltën e studentëve përmes dhunës policore dhe më pas për ta paraqitur atë si një lëvizje të nxitur nga interesa të errëta.

Ndërsa skenari i dytë, sipas analistit, parashikon fuqizimin e protestave dhe detyrimin e kryeministrit për të hyrë në negociata me aktorë të rëndësishëm ndërkombëtarë, me synimin për të fituar kohë shtesë për procesin e integrimit europian. Gjeta pretendon se Rama mund të kërkojë rreth një vit kohë për të përmbyllur kapitujt e integrimit dhe për të siguruar një dalje të butë nga drejtimi i qeverisë.

Analisti ngriti gjithashtu dyshime se kryeministri mund ta shfrytëzojë procesin e integrimit europian për të kaluar më pas në postin e Presidentit të Republikës, duke përmendur si shembuj zhvillimet politike në Serbi dhe Turqi.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Kryeministri është në mohim të temperaturës së lartë në trupin politik të Shqipërisë. Po mundohet të luajë me dy skenarë. Në skenarin e parë po tenton që nëpërmjet dhunës policore të shtypë revoltën e studentëve dhe më pas do e sulmojë egër, si një lëvizje të duarve të errëta; Skenari i dytë është ku revolta nuk ndalon, fuqizohet dhe nuk i lë zgjidhje tjetër veçse të negociojë me aktorë të rëndësishëm ndërkombëtarë. Do të mundohet për një negociatë në prapaskenë ku të kërkojë kohë shtesë, rreth një vit, për të mbyllur kapitujt për integrimin dhe të bëjë një dalje të butë. Në mënyrë taktike do e përdorë këtë moment suksesi nga integrimi për të kaluar në Presidencë. Ashtu siç kanë bërë edhe Vuçiç dhe Erdogan”,-tha në ”A2cnn”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A jeni dakort me djegiet e bizneseve që po bëjnë protestuesit?