Trump shkarkon sekretaren e shtypit të Shtëpisë së Bardhë, pas vetëm një jave në detyrë
Presidenti amerikan Donald Trump ka vendosur të largojë Katie Zacharia nga detyra e sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë, pas vetëm një jave në këtë pozicion. Sipas këshilltarëve të presidentit, vendimi vjen pas një fillimi të vështirë në detyrë, debutimit të saj të kritikuar në konferencën për shtyp dhe pyetjeve të ngritura nga mediat lidhur me të kaluarën e saj.
Trump kishte lënë të kuptohej më herët se Zacharia duhet të rishqyrtonte vazhdimin në këtë rol. Duke folur me gazetarët të premten, ai tha se e kishte këshilluar të mendonte nëse pozicioni ishte i duhuri për të.
“Sinqerisht, po të isha në vendin tënd, do ta rishqyrtoja”, mësohet t’i ketë thënë Trump, duke shtuar se nuk mendonte se ajo kishte nevojë të vazhdonte në këtë detyrë.
Gjatë një prononcimi për mediat, teksa po largohej nga Shtëpia e Bardhë për një tubim politik në Xhorxhia, Trump tha se Zacharia ishte trajtuar padrejtësisht nga mediat dhe e cilësoi atë si një mbështetëse besnike. Megjithatë, ai pranoi se roli i zëdhënëses kryesore mund të mos ishte i përshtatshëm për të.
Ndërkohë, sipas raportimit të CNN Trump vazhdon ta respektojë dhe ta pëlqejë Zacharian si person, ndërsa një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi se ajo po largohet nga posti dhe pritet të largohet nga administrata në ditët në vijim.
Sistemi i paralajmërimit të hershëm i Japonisë lëshon alarm të rremë për një tërmet me magnitudë 9.9 ballë
Çfarë e lidh Putin me Elon Musk? E njëjta ëndërr për pavdekësinë dhe pushtimin e hapësirës
Po planifikonte një sulm, dënohet me 20 vite burg norvegjezi në Britani! Akuza për lidhje me Iranin
- 20:37 Protestuesit komunikojnë paqësisht me efektivët: Nuk e kemi me ju, na i bëni hallall për çdo gur…
- 20:35 Protesta në Tiranë, ambasada e SHBA-së për Euronews: Qytetarët ta shprehin qëndrimin e tyre në mënyrë të ligjshme
- 20:32 Zbuten tensionet, protestuesit rikthehen në bulevard (VIDEO)
- 20:29 Refuzohet ankesa e Realit, Viniciusi dënohet
- 20:12 Raporti i Avokati i Popullit: Takuam 214 të ndaluar, 26 persona janë me shenja dhune. Disa të mitur janë marrë në pyetje pa psikolog
- 19:58 Protestuesit u vënë flakën koshave të mbeturinave dhe një kioske te 9-katëshet