Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen', revolta në Tiranë nuk ndalet, të rinjtë protestues vijojnë rezistencën kundër policisë

Grusht fytyrës fotoreporterit për median e huaj, gazetari i gjakosur: Poshtë komunizmi! Do e paguajnë

20:28, 16/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pamje tronditëse nga aksioni i forcave operacionale në rrugën përballë Gjykatës së Lartë në Tiranë, ku gjatë ndërhyrjes së policisë është goditur me grusht në fytyrë një fotoreporter që punon për një media të huaj.

Gazetari i SYRI-t, Elkier Bushkolaj, ka përcjellë ngjarjen dhe reagimin e fotoreporterit, i cili, i gjakosur pas goditjes, ka reaguar me thirrjen: “Poshtë komunizmi! Do ta paguajnë!”.

Goditja e një fotoreporteri gjatë ushtrimit të detyrës ngre alarmin për sigurinë e medias dhe lirinë e raportimit, në një kohë kur tensionet në Tiranë janë përshkallëzuar.

Pamjet e transmetuara nga gazetari Elkier Bushkolaj dokumentojnë një tjetër episod të rëndë gjatë protestës, për të cilin kërkohet transparencë dhe përgjegjësi nga autoritetet përkatëse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco