Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen', revolta në Tiranë nuk ndalet, të rinjtë protestues vijojnë rezistencën kundër policisë

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm pret Ambasadorin e ShBA, Eric Wendt

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm pret Ambasadorin e ShBA, Eric Wendt

20:45, 16/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjenerallejtënant Arben Kingji, ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt, ku në fokus ka qenë bashkëpunimi strategjik në fushën e mbrojtjes.

Përmes një postimi në Facebook, Shefi i Shtabit i ka shprehur ambasadorit mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme amerikane, veçanërisht në modernizimin e kapaciteteve operacionale dhe ushtarake të Forcave të Armatosura.

Gjatë takimit, është theksuar angazhimi për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve, si dhe për forcimin e sigurisë kombëtare dhe kolektive.

Postimi i plotë:

Kënaqësi të zhvilloja një takim me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Sh.T.Z. Eric Wendt.

Gjatë takimit, shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të partnerit tonë strategjik në fushën e mbrojtjes, veçanërisht në drejtim të modernizimit të kapaciteteve operacionale dhe ushtarake të Forcave të Armatosura.

Theksova angazhimin për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe forcimin e sigurisë kombëtare dhe kolektive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco