Deputetët e PD vizitojnë protestuesit e dhunuar, studentët po marrin trajtim te Trauma

21:28, 16/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputetët e Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, Jorida Tabaku, Kliti Hoti, Greta Bardeli, Eno Bozdo etj, kanë vizituar protestuesit që po marrin kujdes mjekësor në Spitalin e Traumës, pas plagëve të marra nga dhuna e policisë gjatë protestës në Tiranë.

Në spital ndodhen edhe studentë, të cilët kanë pësuar dëmtime të rënda gjatë ndërhyrjes së forcave të policisë.

Vizita e dy deputetëve të PD-së vjen pas dhunës së policisë gjatë protestës, ku disa shumë prej qytetarëve kanë pasur nevojë për ndihmë mjekësore për shkak të dhunës policore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco