Aktualitet

Protesta, Luiz Ejlli në “Top Story”: Kush janë ata që gjuajnë?/Zv.ministri: I kemi pezulluar ata policë!

Zëvendësministri i Brendshëm, Oltion Muzaka, në një lidhje të drejtpërdrejtë  me emisionin “Top Story” me Grida Dumën u shpreh se qasja e policisë gjatë protestës së këtyre katër ditëve është mbrojtja e njeriut, qoftë dhe nga vetvetja.

Nuk duhet harruar që është njeriu i parë që duhet të mbrohet, qoftë dhe nga vetvetja. Kjo ka qenë edhe qasja e policisë.

Ka patur dhe minorenë ku me kazma dhe lëndë plasëse, ndoshta kanë lënduar dhe bashkëmoshatarët e tyre.

Kur në ekran u shfaqën pamjet e policëve që dhunojnë protestuesit, Grida Duma e pyeti zëvendësministrin e Brendshëm se si mund të shpjegohet kjo dhunë?

Jemi një shtet ligjor qe punon në dy drejtime. Protestuesit e dhunshëm do të hetohen nga policia, ashtu dhe policët.

Vetëpërmbajta ka qenë kryefjala. Kemi pamje dhe video që tregojnë sjellje të ndryshme, ne do i hetojmë, tha Muzaka.

I ftuar në emision, ndaj këtyre deklaratave ndërhyri Luiz Ejlli, referuar pamjeve të rënda nga protesta e djeshme në Tiranë të dhunës policore.

Ju thatë se policia ka për detyrë me neutralizuar njerëzit me kazma, por nga pamjet shohim që e rrëzoi, po pastaj pse i ra? 20 policë, tjetri në tokë, duke e bërë me turne. Është çnjerëzore. Normale që do të neutralizohet ai që dhunon policin, po ai tjetri është pa ndjenja. 11 fëmijë janë te Trauma.

Më pas Luizi e pyeti Muzakën se ‘kush janë ata që gjuajnë?’ dhe ai i përgjigjet duke i thënë se policët në fjalë janë pezulluar.

Pjesë nga debati:

Luiz Ejlli: Kush janë ata që gjuajnë?

Oltion Muzaka: Janë policë që janë pezulluar. Edhe policët janë bijë dhe bija të dikujt. Janë ditë të vështira për të gjithë.

Luiz Ejlli: Është dhe një video tjetër te Piramida.

Oltion Muzaka: Të dyja rastet janë identifikuar dhe janë marrë masa të menjëhershme. Kryefjala jonë ka qenë vetëkontrolli./Top Channel

 

 

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.