Albi Mall Superliga e Kosovës rikthehet këtë të shtunë me javën e 10-të, e cila shënon edhe nisjen e fazës së dytë të kampionatit. Katër ndeshjet e tjera të kësaj xhiroje do të luhen të dielën dhe të hënën.
Të lidhura
None found
Përballja e vetme e programuar për sot zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti”, ku Llapi do të presë Dritën nga ora 14:00.
Skuadra nga Podujeva synon të përfitojë nga avantazhi i fushës dhe të sigurojë një rezultat pozitiv, ndërsa Drita udhëton me objektivin për të marrë të gjitha pikët.
Takimet e mëparshme mes Llapit dhe Dritës janë karakterizuar nga rivaliteti, ndaj edhe dueli i kësaj here pritet të jetë i fortë dhe i vendosur nga detajet.
Dy ndeshje do të luhen të dielën. Malisheva do të përballet me Vushtrrinë në orën 14:00, ndërsa Gjilani do të ketë përballë Feronikelin ’74 nga ora 18:00.
Programi i javës mbyllet të hënën me sfidat Ballkani-Prishtina, që nis në orën 14:00, dhe Dukagjini-Drenica, e planifikuar për në orën 18:00.







