Tirana kërkon të vijojë ecurinë pozitive ndaj Laçit, Skënderbeu përballë Elbasanit në duelin për pikë

Java e 7-të e “Abissnet Superiore” vijon sot me dy takime të rëndësishme. Në orën 13:30, Tirana do të përballet me Laçin në stadiumin e Vorës.

Të lidhura

None found

Bardheblutë hyjnë në këtë sfidë të motivuar pas triumfit në derbi ndaj Partizanit dhe synojnë ta shfrytëzojnë këtë moment pozitiv për të mposhtur edhe kurbinasit. Në krahun tjetër, Laçi kërkon të reagojë pas humbjes 1-2 ndaj Teutës, çka pritet ta bëjë edhe më të fortë rivalitetin në fushë.

Takimi i dytë i ditës do të zhvillohet në orën 16:00 në Korçë, ku Skënderbeu do të presë Elbasanin. Të dyja skuadrat kanë nevojë të menjëhershme për pikë. Korçarët ende nuk e kanë provuar shijen e fitores, ndërsa Elbasani synon të mos lejojë një distancim të mëtejshëm nga ekipet e kreut dhe të përmirësojë pozitat në renditje.


Shtuar më 17.10.2026 08:33

Quantcast