Vendi ynë do të ndikohet ditën e shtunë nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.
Vranësira të pakta deri mesatare pritet të shfaqen nga mesdita deri në orët e pasdites, kryesisht në zonat malore të lindjes së vendit.
Era do të fryjë nga verilindja në veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 3 m/s. Herë pas here, në zonat bregdetare dhe në lugina, ajo pritet të arrijë shpejtësi deri në 8 m/s.


