Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    26 të lënduar gjatë protestës në Tiranë, Vlorë dhe Lezhë, dy vijojnë të marrin trajtim tek Trauma

    Rama prezanton “Dëmi im” në E-Albania: Si do të dëmshpërblehen bizneset e vogla të dëmtuara nga protestat

    Moti për të shtunën, kthjellime në pjesën më të madhe të vendit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » 26 të lënduar gjatë protestës në Tiranë, Vlorë dhe Lezhë, dy vijojnë të marrin trajtim tek Trauma
    Aktualitet

    26 të lënduar gjatë protestës në Tiranë, Vlorë dhe Lezhë, dy vijojnë të marrin trajtim tek Trauma

    October 17, 2026
    “Berisha sponsor i dhunës”, Gazetari: Të hyjmë njëherë në BE, pastaj të protestojmë si francezë

    26 persona kanë marrë ndihmë mjekësore në spitalet e Tiranës, Vlorës dhe Lezhës pas protestës së zhvilluar më 16 tetor 2026. Mes të lënduarve kishte efektivë policie, protestues dhe kalimtarë, ndërsa tre prej tyre ishin të mitur.

    Sipas informacionit zyrtar, 21 persona janë paraqitur në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë. Prej tyre, 8 ishin efektivë policie, 10 protestues, mes të cilëve 3 të mitur, dhe 3 kalimtarë.

    Aktualisht, dy persona vijojnë të marrin trajtim në këtë spital. Njëri është një kalimtar, gjendja shëndetësore e të cilit paraqitet stabël, ndërsa tjetri është një protestues 21-vjeçar, i cili po trajtohet dhe monitorohet nga ekipi i neurokirurgjisë.

    Sipas të dhënave zyrtare, për 21-vjeçarin nuk ka aktualisht indikacion për ndërhyrje kirurgjikale dhe nuk rezulton rrezik për paralizë.

    Personat e tjerë të trajtuar në Spitalin e Traumës kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe janë larguar me këshillën e mjekut, jashtë rrezikut për jetën.

    Ndërkohë, në Spitalin Rajonal të Vlorës kanë marrë trajtim një efektiv policie dhe dy të mitur, të cilët janë larguar pas marrjes së ndihmës mjekësore.

    Në Spitalin Rajonal të Lezhës është trajtuar gjithashtu një e mitur, e cila është larguar pasi ka marrë trajtimin e nevojshëm.

    Sipas informacionit të bërë publik, pjesa më e madhe e të lënduarve e kanë marrë ndihmën mjekësore dhe janë larguar nga spitalet, ndërsa dy persona vijojnë të jenë nën kujdesin e mjekëve në Tiranë.

    protesta shqiperi studentet Tirane
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    26 të lënduar gjatë protestës në Tiranë, Vlorë dhe Lezhë, dy vijojnë të marrin trajtim tek Trauma

    October 17, 2026

    Rama prezanton “Dëmi im” në E-Albania: Si do të dëmshpërblehen bizneset e vogla të dëmtuara nga protestat

    October 17, 2026

    Moti për të shtunën, kthjellime në pjesën më të madhe të vendit

    October 17, 2026

    Merr flakë cisterna me 2 milionë fuçi naftë në Hormuz, ja çfarë dyshohet

    October 17, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Mijëra protestues në Spanjë për krizën e strehimit, kërkohet mbrojtje më e madhe për qiramarrësit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.