Policia e përplasi në asfalt, e motra tregon gjendjen e të riut Muhamet Skana

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 17.10.2026, 09:58

Motra e Muhamet Skanës, të riut që u rrëzua në tokë dhe u godit me shkop gome nga një efektiv policie gjatë protestës studentore, ka reaguar për gjendjen e tij shëndetësore, duke zbuluar dëmtimet e pësuara. Përmes një mesazhi, ajo bëri të ditur se mjekët kanë konstatuar frakturë në shtyllën kurrizore dhe dëmtim në kafkë, ndërsa familjarët po qëndrojnë pranë tij dhe shpresojnë për përmirësimin e gjendjes.

Ajo falënderoi të gjithë personat që janë interesuar dhe kanë shprehur mbështetje për vëllain e saj, duke theksuar se në këto momente familja ka më shumë nevojë për lutje. “Ne jemi me të, unë, mami, babi dhe motra po i qëndrojmë pranë. Ka të gjithë mbështetjen tonë dhe in shaa Allah do ia dalë”, shkruan ajo, duke shprehur shpresën se i riu do ta kalojë këtë situatë të vështirë.

Në mesazhin e saj, motra e Muhametit paralajmëroi gjithashtu se familja do ta ndjekë çështjen deri në fund për të kërkuar përgjegjësi ligjore për ngjarjen. “Pseudo policët që e bënë këtë gjë do dënohen dhe ne do e ndjekim deri në fund çështjen”, deklaroi ajo, duke nënvizuar vendosmërinë e familjes për të kërkuar drejtësi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit