E shtunë, 17 Tetor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Të akuzuar për dhunë ndaj policëve dhe shkatërrim biznesi, 55 personat e arrestuar ditën e dytë të protestës dalin para gjykatës

Sipas Policisë së Shtetit, 55 persona janë arrestuar në flagrancë për aktet e dhunës gjatë protestës së 14 tetorit, ndërsa 98 të tjerë janë proceduar penalisht.

Sipas autoriteteve, protestuesit dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj punonjësve të Policisë, kanë dëmtuar institucione shtetërore dhe prona publike e private, si dhe kanë shkatërruar bankomate, kamera sigurie dhe automjete.

Reklamë

Mes personave të arrestuar bëjnë pjesë edhe të mitur, të moshave 15 dhe 17 vjeç.

Veprat penale për të cilat u referuan nga Policia në njoftimin për protestën e 14 tetorit janë: “Goditja për shkak të detyrës”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”, “Shkatërrimi i pronës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Ata do të njihen sot me masën e sigurisë në Gjykatën Penale të Tiranës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.