Kryetari i degës së PD-së në Elbasan, Alis Narazani, u ka bërë thirrje qytetarëve të Elbasanit, demokratëve dhe të rinjve që t’i bashkohen protestës së sotme në Tiranë.
Përmes një videomesazhi, Narazani thekson se Shqipëria nuk mund të mbetet më peng i korrupsionit dhe i qeverisë Rama, ndërsa ngre shqetësimin për largimin e të rinjve nga vendi.
Ai u bën apel qytetarëve që të bëhen pjesë e protestës, duke e cilësuar atë si një ditë të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë.
“Momenti është tani, bashkohuni kësaj dite historike, sepse Shqipëria po na pret”, shprehet Narazani.
Deklarata e plotë e Alis Narazanit:
Të dashur qytetarë të Elbasanit, të nderuar demokratë, sot është një ditë shumë e rëndësishme për Shqipërinë. Është thirrja t’i bashkohemi diasporës dhe të rinjve shqiptarë për protestën madhështore që do të zhvillohet në Tiranë. Do të jetë një nga protestat më të mëdha që historia e Shqipërisë do të shohë.
Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Elbasanit, të rinjve e të rejave, t’i bashkohen kësaj proteste, sepse ne nuk mund të jemi më peng i korrupsionit dhe i qeverisë Rama. Nuk mund të pranojmë që të rinjtë të largohen çdo ditë e më shumë dhe Shqipëria të boshatiset.
Prandaj, sot nuk është dita për të qëndruar në Shqipëri, por të gjithë t’i drejtohemi Tiranës. Momenti është tani, bashkohuni kësaj dite historike, sepse Shqipëria po na pret.
© SYRI.net