Policia bën bilancin e protestës së djeshme: 10 të arrestuar dhe 22 të proceduar penalisht, 8 efektivë të lënduar

Policia e Tiranës ka bërë bilancin e personave të shoqëruar gjatë protestës së djeshme. Në një njoftim për mediat, policia bën me dije se 10 persona janë të arrestuar
Më konkretisht, u arrestuan në flagrancë shtetasit, Klers Baci 20 vjeç, Livia Losha 18 vjeçe, Julien Williams 37 vjeç, Majkell Jajaj 28 vjeç, Romario Bodoj 30 vjeç, Elvis Xhafa 23 vjeç, Ezekiel Belegu 19 vjeç, Enrik Voka 21 vjeç, Klejdi Spaho 20 vjeç dhe Klejvi Balla 18 vjeç.
-u proceduan penalisht 22 shtetas.
Këta shtetas janë kapur duke qëlluar me gurë dhe sende të tjera të forta në drejtim të punonjësve të Policisë dhe godinës së Ministrisë së Arsimit, duke dëmtuar fizikisht punonjësit e Policisë dhe duke shkaktuar dëme materiale në godinë dhe në sinjalistikën rrugore.
Gjatë tubimit të djeshëm janë dëmtuar 8 punonjës Policie.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme




