10 të arrestuar dhe 22 të proceduar në Tiranë, policia jep detaje: 8 efektivë të lënduar
Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me protestuesit e shoqëruar të premte gjatë incidenteve. Policia bën me dije se janë vënë në pranga 10 persona teksa janë proceduar 22 të tjerë.
Policia bën me dihe se protestuesit kanë qëlluar me gurë dhe sende të forta në drejtim të efektivëve dhe godinës së Ministrisë së Arsimit. Në njoftim theksohet se sulmet me gurë kanë dëmtuar fizikisht 8 punonjës të policisë dhe kanë shkaktuar dëme materiale në godinë dhe në sinjalistikën rrugore.
Njoftimi i plotë:
Tiranë/ Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në lidhje me tubimin e zhvilluar dje:
-u arrestuan në flagrancë shtetasit, K. B., 20 vjeç; L. L., 18 vjeçe; J. Ë., 37 vjeç; M. J., 28 vjeç; R. B., 30 vjeç; E. Xh., 23 vjeç; E. B., 19 vjeç; E. V., 21 vjeç; K. S., 20 vjeç dhe K. B., 18 vjeç;
-u proceduan penalisht 22 shtetas.
Këta shtetas janë kapur duke qëlluar me gurë dhe sende të tjera të forta në drejtim të punonjësve të Policisë dhe godinës së Ministrisë së Arsimit, duke dëmtuar fizikisht punonjësit e Policisë dhe duke shkaktuar dëme materiale në godinë dhe në sinjalistikën rrugore.
Gjatë tubimit të djeshëm janë dëmtuar 8 punonjës Policie. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme
55 protestues në Tiranë në Gjykatë për masën e sigurisë, 17 të rinj të proceduar penalisht në Korçë
21 të lënduar u mjekuan te Trauma, si paraqitet gjendja e të riut të plagosur para Ministrisë së Arsimit
Rama-bizneseve të dëmtuara nga protestat: Bëni ankim te ‘Dëmi im’ në e-Albania! Zëri i të rinjve do të dëgjohet me respekt
- 10:30 Thirrjet e tifozëve në ndeshjen miqësore me Egjiptin, FIFA gjobit Spanjën me 20,000 dollarë
- 10:12 55 protestues në Tiranë në Gjykatë për masën e sigurisë, 17 të rinj të proceduar penalisht në Korçë
- 10:07 Koreja e Veriut teston një sistem të ri torpedo me inteligjencë artificiale
- 09:55 21 të lënduar u mjekuan te Trauma, si paraqitet gjendja e të riut të plagosur para Ministrisë së Arsimit
- 09:45 Krahasoi sulmet ndaj gjyqtarëve me propagandën naziste, Real Madridi kërkon dorëheqjen e presidentit të La Ligës
- 09:28 Rusia dhe talibanët po afrohen gjithnjë e më shumë, çfarë përfiton secila palë?