Situata është tensionuar në Vlorë, ku protesta kundër Muzeut Hebraik ka përshkallëzuar, duke sjellë përplasje mes protestuesve dhe Policisë.
Gjatë protestës, disa prej pjesëmarrësve kanë tentuar të futen me forcë në ambientet e godinës së Muzeut Hebraik. Përballë kësaj situate, efektivët e Policisë kanë ndërhyrë për të ndaluar hyrjen e protestuesve teksa kanë shoqëruar disa prej tyre.
Protesta për Muzeun Hebraik nisi pas kundërshtimeve të një grupi qytetarësh ndaj projektit për ndërtimin e tij në qendrën historike të Vlorës. Protestuesit kërkojnë që muzeu të ndërtohet në një tjetër hapësirë, duke argumentuar se duhet të ruhet trashëgimia historike e qytetit, veçanërisht ajo e lidhur me Klubin Patriotik “Labëria”, të themeluar në vitin 1908.













