Lajmi i fundit

LIVE - Dita e 5-të e protestave studentore, Tirana në tension

EKSKLUZIVE/ 'Nuk mbaj mend asgjë, nuk e di më ku më dhemb', flet 21-vjeçari i dhunuar nga policia, Skana u mbajt 3 orë në qeli pa u dërguar në spital

11:01, 17/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Muhamet Skana, 21 vjeçari që u godit në mënyrë barbare nga efektivët e Policisë ndodhet në gjendje të rëndë, por mjekët raportojnë se ka kaluar rreziku për jetën. AI ka fraktura të rënda në kokë dhe Shtyllën kurrizore veç hematomave në të gjithë trupin.

Në orën e para të mëngjesit, gazetarja e Syri TV Fiona Çela arriti të kontaktonte me vetë 21 vjeçarin dhe familjarët e tij, të cilët nuk pranuan që të flisnin për mediat edhe për shkak të gjendjes së rënduar të skanës. Por në bisedën që arrti të bënte me gazetaren Çela jashtw kamers, 21 vjeçari ka treguar se ka plagë në të gjithë trupi dhe dhimbje për shkak të dhunës. Ai shprehet se nuk mban mend asgjë nga momenti kur u dhuna. 

“Shpresoj që skam gjë. Më dhimbte shumë. Isha i trullosur, nuk mbaj mend, vetëm jam larguar të mos më kapnin, se nuk po dija më çfarë të bëja. Nuk më kujtohet asgjë fare. Nuk e mbaj mend çfarë ka ndodhur aty fare. E kam parë tani atë videon e momentit që më goditën, por më shkakton më shumë ankth. Ndjehem edhe më shumë i traumatizuar kur shoh veten në atë gjendje. Më dhemb pjesa e kurrizit, nuk di ta shpjegoj çfarë kam, me dhemb në fund të shpinës fort, edhe koka, edhe këmbët krahët, nuk e dij më ku më dhemb” u shpreh Muhamet Skana.   

Situata bëhet skandaloze, pasi Policia e Shtetit edhe pse e dhunoi në mënyrë barbare refuzoi që ta dërgonte në spital për ndihmë mjekësore por e mbajti të izoluar në qelitë e komisriatit. Kanë qenë familarët e 21 vjeçarit që shkuan pranë komisariatit dhe kanë insistuar për ta transportuar për në spital. Vetëm pas 3 orësh mbajtje në gjendje të rëndë shëndetësore, policia ka pranuar dërgimin në Spital. Edhe në dyert e spitalit ka vijuar agresivisteti policor, pasi ai është mbajtur gjatë gjithë kohës I vëzhguar nga efektivë policie në derën e dhomës së spitalit, trajtim ky për shkak të masës së shoqërimit. 

Edhe në spital, i riu u ruajt nga policia

“E kanë çuar në komisariat, e kanë mbajtur për 3 orë. Dhe ambulance ka ardhur në komisariat. E kemi kërkuar ne ambulancën që ka ardhur në komisariat. E kanë mbajtur në Komisariat, edhe këtu e kanë shoqëruar me policë, ishin policët deri në orën 8-9 deri sa hoqën dorë. Fat që nuk ka patur dëmtim tjetër, se për 3 orë që e kanë mbajtur në komisariat mund të kishte mbetur atje. Ka qenë mrekulli e ka ruajtur zoti” tha e motra e Muhamet Skanës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco