U arrestuan në protestë, vijon seanca për masat ndaj 63 protestuesve/ Deri më tani 5 prej tyre lihen në burg, 3 të tjerë detyrim paraqitjeje
17/10/2026 11:10
Në Gjykatën e Tiranës po vijon seanca gjyqësore për 63 protestuesit e arrestuar gjatë ditës së dytë të protestës studentore.
Seanca pritet të shqyrtojë çështjen e protestuesve të arrestuar, teksa priten vendimet që do të marrë gjykata.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se deri më tani 3 prej tyre janë lënë në masën “detyrim paraqitjeje”, ndërsa pesë të tjerë janë lënë në burg, me afat 21 ditë.
Për të tjerët vijon ende seanca në Gjykatën e Tiranës. Gjyqtarja e çështjes është Vjollca Spahiu.
Top Channel