E shtunë, 17 Tetor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Trump shkarkon sekretaren e shtypit Katie Zacharia pesë ditë pasi mori detyrën

Katie Zacharias është larguar nga posti i zëdhënëses së shtypit të Shtëpisë së Bardhë, vetëm pesë ditë pasi mori detyrën në administratën e presidentit amerikan Donald Trump. Largimi i saj vjen pas kritikave për konferencën e parë me gazetarët dhe polemikave lidhur me kualifikimin e saj si juriste.

Lajmi u konfirmua të premten, më 16 tetor, nga një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, pas një postimi të Trump në rrjetet sociale, ku presidenti sugjeroi që Zacharias të rishqyrtonte vendimin për të marrë këtë detyrë, raportoi Reuters.

Reklamë

Konferenca e parë dhe e vetme për shtyp e Zacharias u zhvillua të martën dhe zgjati rreth 14 minuta. Gjatë saj, ajo iu përgjigj pyetjeve të tre gazetarëve, ndërsa paraqitja e saj u shoqërua me kritika.

Një tjetër çështje që shkaktoi polemika ishte deklarata e saj se kishte dështuar në provimin e jurisprudencës në Kaliforni, ndonëse më herët ishte prezantuar si avokate. Në Shtetet e Bashkuara, përfundimi i studimeve juridike nuk mjafton për të ushtruar profesionin e avokatit; kërkohet plotësimi i kritereve përkatëse të licencimit.

Reklamë

Trump deklaroi se i kishte kërkuar Zacharias të mendonte sërish për pranimin e detyrës, për shkak të vëmendjes dhe presionit të madh mediatik me të cilin ishte përballur.

“Unë i thashë: ‘Mendoj se do të ishte më mirë për ty të ishe e lumtur dhe nuk mendoj se mund të jesh ndonjëherë e lumtur në këtë punë’”, u shpreh Trump para gazetarëve, sipas Reuters.

 Ajo ishte emëruar në këtë pozicion për të zëvendësuar Karoline Leavitt.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.