Situata në Tiranë mbetet e tensionuar, teksa disa prej protestuesve kanë nisur marshimin, ndërsa pritet që protestues të tjerë të mblidhen rreth orës 11:00 përpara Ministrisë së Arsimit. Në zonën përreth institucionit janë rreshtuar forcat e policisë, ndërsa janë bërë gati edhe autobotet, në kuadër të masave të marra për mbarëvajtjen e tubimit.