Të rinjtë në Elbasan kanë nisur ditën e tretë të protestës, duke marshuar nga sheshi kryesor përgjatë gjithë bulevardit të qytetit.
Pavarësisht numrit të vogël të pjesëmarrësve, ata vijojnë thirrjet kundër qeverisë dhe u bëjnë apel qytetarëve që t’u bashkohen.
Protestat kanë vijuar edhe në Elbasan, ku një grup i vogël të rinjsh kanë dalë në rrugë në ditën e tretë të tubimit.
Protestuesit janë nisur nga sheshi kryesor i qytetit dhe po përshkojnë bulevardin, duke brohoritur “Rama ik”.
Gjatë marshimit, të rinjtë u janë drejtuar edhe qytetarëve që ndodheshin në kafenetë përgjatë bulevardit, duke i ftuar të ngrihen dhe t’i bashkohen protestës.
“Çohuni nga kafja, bashkohuni me ne”, kanë qenë thirrjet e protestuesve drejtuar kalimtarëve dhe qytetarëve.













