Një student i Stomatologjisë, i pranishëm në protestën e të rinjve, ka përcjellë një mesazh të fortë ndaj klasës politike dhe prindërve, duke deklaruar se protestuesit nuk kërkojnë negociata, por dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Ai u shpreh se të rinjtë nuk kanë më frikë dhe se, sipas tij, kjo është arsyeja pse përballen me dhunë. Si shembull, studenti përmendi katër vajza që, sipas tij, qëndruan një ditë më parë përpara autobotit pa u trembur.
Të lidhura
None found
“Ne nuk duam negociata, duam dorëheqjen. Këta na kanë hequr frikën. Se ndaj na dhunojnë. Katër vajza dje rrinin para autobotit, nuk kishin frikë.
Duam dorëheqjen e Ramës, nuk na ndalojnë dot. Është bërë diçka e pakthyeshme. U bëjmë thirrje prindërve: fëmijët tuaj po dalin dhe po lajnë gabimet tuaja. Indiferenca është po njësoj si krimi. Duhet të dilni këtu që të mbushni Tiranën. Na kanë bërë të gjitha të këqijat”, u shpreh studenti.







