Aktualitet

Protesta në Elbasan/ Të rinjtë marshojnë në bulevard, u bëjnë apel qytetarëve t’u bashkohen

Të rinjtë në Elbasan kanë nisur ditën e tretë të protestës, duke marshuar nga sheshi kryesor përgjatë gjithë bulevardit të qytetit.

Pavarësisht numrit të vogël të pjesëmarrësve, ata vijojnë thirrjet kundër qeverisë dhe u bëjnë apel qytetarëve që t’u bashkohen.

Protestat kanë vijuar edhe në Elbasan, ku një grup i vogël të rinjsh kanë dalë në rrugë në ditën e tretë të tubimit.

Protestuesit janë nisur nga sheshi kryesor i qytetit dhe po përshkojnë bulevardin, duke brohoritur “Rama ik”.

Gjatë marshimit, të rinjtë u janë drejtuar edhe qytetarëve që ndodheshin në kafenetë përgjatë bulevardit, duke i ftuar të ngrihen dhe t’i bashkohen protestës.

“Çohuni nga kafja, bashkohuni me ne”, kanë qenë thirrjet e protestuesve drejtuar kalimtarëve dhe qytetarëve.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.