Protesta ka nisur me tensione, u vihet flaka koshave të mbeturinave

Protesta ka nisur me tensione. Në ditën e pestë të protestës studentore, situata ka marrë një tjetër rrjedhë, ndërsa qytetarët u kanë vënë flakën koshave të mbeturinave që në momentet e para të tubimit.

Tensionet janë shfaqur që në nisje të protestës, me pjesëmarrësit që kanë ngritur zërin kundër qeverisë dhe kanë vijuar me thirrje të forta në rrugë.

Ndërkohë, djegia e koshave të mbeturinave ka krijuar momente tensioni në zonë, ndërsa protesta vijon me pjesëmarrjen e studentëve dhe qytetarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Forcat e policisë ndodhen në terren dhe po monitorojnë situatën, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të zhvillohet protesta në vijim.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A jeni dakort me djegiet e bizneseve që po bëjnë protestuesit?