Përplasje e dhunshme mes policisë dhe protestuesve. Protestuesit: Po na gjuajnë me plumba gome!
Edhe sot, këtë të shtunë, protesta e studentëve dhe nxënësve të shkolla të mesme, mbështetur edhe nga qytetarë e prindër, është bërë e dhunshme ndaj policisë. Protestuesit kanë djegur koshat e mbeturinave dhe bllokuar rrugën e Durrësit në Tiranë. Policia po hedh gaz lotsjellës.
Disa protestues thanë për mediat se “po qëllohemi me plumba gome”. Por të pyetur nga media policia thotë se nuk ka asgjë të vertetë.
Ndërkohë sot protesta ka edhe në qytete të tjera si në Durrës, Shkodër, Vlorë, Elbasan, etj.



