Policia e Tiranës ka nisur procedimin penal ndaj Ilirjana Kuçanës, kandidates për deputete të Partisë Demokratike dhe anëtares së Këshillit Kombëtar të kësaj force politike.
Kuçana po hetohet nën dyshimin për përfshirjen e të miturve në veprimtari protestuese.
Sipas burimeve zyrtare nga policia, hetimet kanë nisur pas mbledhjes së provave dhe materialeve që ngrenë dyshime se gjatë protestës janë angazhuar ose nxitur të mitur për të marrë pjesë në tubim.
Strukturat hetimore po vijojnë punën për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësinë ligjore.
Deri në përfundimin e hetimeve, dyshimet ndaj Ilirjana Kuçanës nuk përbëjnë konstatim të fajësisë.


