Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës njofton se vijon punën në funksionalitet të plotë

Lidhur me disa informacione të rreme, të shpërndara në rrjetet sociale mbi funksionimin e aeroportit, ka reaguar zyrtarisht edhe Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës.

Ne njpoftimin oer mediat, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës njofton se ka vijuar dhe vijon normalisht punën, në funksionalitet të plotë. Të gjitha fluturimet, si ato hyrëse, ashtu edhe ato dalëse, vijojnë sipas kalendarit të paracaktuar.

Të lidhura

None found

TIA shton se pervec se nuk ka asnjë ndërprerje të shërbimeve në aeroport, aeroporti është në operacionalitet të plotë, duke i shërbyer me efikasitet çdo pasagjeri.

TIA u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që t’u referohen vetëm kanaleve zyrtare të komunikimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës për informacione mbi kalendarin dhe mbarëvajtjen e fluturimeve, si dhe mbi funksionimin e aeroportit.


Shtuar më 17.10.2026 13:21

Quantcast