Akte dhune në familje dhe në protestë, arrestohen 3 persona në Shkodër

17 Tetor 2026 | 13:20

Tre persona janë vënë në pranga nga policia në qytetin e Shkodrës. Arrestimi i tyre ka ardhur për vepra të ndryshme penale. Mes rë arrestuarve ëshë edhe 73-vjeçari i ciki goditi me çekiç bashkëshorten e tij e cila ka marrë dëmtime në kokë. Ajo ndodhet ende në spitalin rajonal të Shkodrës ku po merr ndihmë mjekësore.

Një tjetër i arrestuar është vënë në pranga pas incidenteve të regjistruara gjatë protestës studentore në Shkodër.Mësohet se ai ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” duke marrë pjesë në protestë dhe duke kryer akte dhune.

Një 47-vjeçar është vënë në pranga pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, në prani të fëmijëve të tyre të mitur. Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan 140 fishekë.

“DVP Shkodër/ Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit arrestuan në flagrancë shtetasin V. K., 73 vjeç, banues në fshatin Barbullush, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, e mbetur në tentativë, pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta (çekiç) bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar dëmtime në kokë. Ajo ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve. Çekiçi u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë një shtetas të mitur, 15 vjeç, pasi më datat 15 dhe 16.10.2026, është konstatuar duke kryer veprime të dhunshme gjatë tubimit përpara Bashkisë Shkodër, duke shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 47 vjeç, banues në fshatin Kaç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, në prani të fëmijëve të tyre të mitur. Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan 140 fishekë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia heq barrierrat e vendosura në rrugë, hidhet edhe gaz lotsjellës! Shpërndahen përkohësisht protestuesit

Tensionet janë regjistruar sërish para Ministrisë së Arsimit. Policia e Shtetit ka ndërhyrë në terren duke hequr barrierat e vendosura nga protestuesit në rrugë. Ata...
12:59 | 17/10/2026

Të shtënat ndaj një servisi dhe plagosja e një 54-vjeçari, arrestohen dy autorët në Tiranë

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Tiranë. Ata janë identifikuar si 30-vjeçari, Viorel Tafa dhe 33-vjeçari, Sadik Driza. 30-vjeçari është vënë në...
12:52 | 17/10/2026

Tentoi të vriste fqinjin me kosore për motive pronësie, arrestohet 62-vjeçari në Peqin

Një 62-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Peqin. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai ka tenuar të vrasë fqinjin e tij me...
12:43 | 17/10/2026