Aktualitet

Përshkallëzohet situata te Ministria e Arsimit/ Protestuesit hedhin gurë drejt policisë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë!

Situata para Ministrisë së Arsimit në Tiranë është përshkallëzuar, ku protestuesit kanë nisur të hedhin gurë, ndërsa policia është kundërpërgjigjur.

Tensionet janë rritur gjatë protestës që po zhvillohet para godinës së Ministrisë së Arsimit, ku situata ka kaluar në incidente mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Protestuesit kanë nisur të hedhin gurë në drejtim të efektivëve, ndërsa policia është kundërpërgjigjur për të përballuar situatën.

Përshkallëzimi vjen pas incidenteve të regjistruara më herët gjatë tubimit, ku u raportua edhe për djegien e koshave të mbeturinave pranë ministrisë.

Top Channel

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.