Ky entuziazëm i disa deputetëve të PS-së, kur postojnë imazhin e Balliut në Lanë, më duket një budallallëk dhe një bumerang politik.
Më kujton ëndrrën e Saliut për ta tërhequr Edi Ramën zvarrë në Lanë.
Emri, sigurisht, ka rëndësi.
Dhe Balliu nuk është as Rama, as vetë Saliu.
Por më i rëndësishëm është modeli që promovon.
Po legjitimon ‘zgjidhjet’ e rrugës në raport me zgjidhjet politike.
Zgjidhjet e rrugës dhe të turmave nuk do të mjaftohen vetëm me kokën e Ramës, të cilën kërkojnë aktualisht.
Prania besnike është një ofertë amatore dhe jo një reflektim serioz e i përgjegjshëm.
Çlirojeni Kushtetutën nga 21 Prilli berishian i vitit 2008, garantoni veprimin e drejtësisë për këdo, pavarësisht nga emri apo hierarkia, ndryshoni sistemin zgjedhor për të kapërcyer ngërçin e pabarazisë së shanseve, rivendosni demokracinë në funksionimin e partisë, shërojeni administratën nga korrupsioni etj.!
Nëse zgjidhjet politike bëhen të pamundura, atëherë viti 1997 do të duket si një ëndërr e bukur.
Turma e sotme nuk është ajo e viteve ’90.
Situata ndërkombëtare nuk është ajo e vitit 1997.
Evropa tashmë është përfshirë nga trazira, probleme dhe pikëpyetje të mëdha dhe nuk e ka luksin e atij viti.
SHBA-ja nuk foli mbrëmë për të mbështetur një parti apo një individ, por për të mbrojtur Shqipërinë nga kaosi, ndikimet e huaja hakmarrëse dhe delegjitimimi i procesit politik.
Mos lejoni që, në mungesë të reflektimit dhe reformave serioze, turma të kthehet në polici morale mbi ju dhe shumicën qytetare, duke urdhëruar nesër jo thjesht mënyrën e shprehjes së mendimit, por vetë mendimin.
-
Kushtetuta ne 2008 u hodh ne ere nga Berisha me kerkese te Rames. I pari hoqi litarin nga fyti per Gerdecin dhe I dyti I hodhi litarin ne fyt PSse. Ai lak we mbyti PS tani po mbyt Shqiperine.
Përgjigju -
Ju lutem,kush eshte e "keqja" qe nuk e pasqyroni,cfare nuk botoni??
Përgjigju -
Ahh more, Petro Koci, keto duhej TI theksoje,perpara se moret pushtetin 12 vjet me pare: POOR ME SHUME KUR ME SHOQEROVE (Asqeri Asllanin), NE k/ministri vec dekumentave per "pension"143 lek/muaj,ju kerkova, te takoja Edi Ramen,sapo komunikonit Pooor kishe frik,apo nuk kishe deshire? Bere mekat,Petro,per Asqeri Asllanin,Nuk kuptove kurre,Meritat Konbetare te Asqeri Asllani, ne Myzeqe dhe Shqiperi per Popullin dhe Shtetin!SI KA BERE kush! As do te kete, Nje si Asqeriu! 12 vjet, vite pas viti i kerkoja takim, Edi Rames, edhe mesazhet kurre nuk u pergjigje,bile i fshinte ne moment! Pa le,te citoj ate gazetarin nen/kryeminister! Kush padrejtesisht, pabesisht e ligesisht me Denoj:Zotit JA Kam Lene: GJITHMONE!!!
Përgjigju-
Ka shume me keq se ty, Asqeri! Ketu po vritet rinia rrugeve, ti ke hallin e pensionit para 12 vjeteve!
-










Komente
Komento