Një 47-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia në Vaun e Dejës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij në prani të fëmijëve të mitur.
Sipas njoftimit të Policisë, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. A., banues në fshatin Kaç, shërbimet policore kanë gjetur dhe sekuestruar 140 fishekë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.


