Jo vetëm gaz lotsjellës dhe ujë. Uniformat blu kanë qëlluar në drejtim të protestuesve edhe me plumba gome. Në përpjekje për të menaxhuar turmën, efektivët e policisë, kanë përdorur armë me plumba gome në mënyrë për të shpërndarë të rinjtë protestues në zonën e Ministrisë së Arsimit. Ndërkohë, më herët janë regjistruar edhe akte dhune, teksa disa policë janë pezulluar pikërisht prej pamjeve të kësaj natyre. Por, përdorimi i plumbave të gomës ka ngjallur polemika. Ndryshe nga format e tjera të menaxhimit të turmës, ndonëse klasifikohen si armatim "më pak vdekjeprurës", ato shpesh përmbajnë një bërthamë metalike të veshur me gomë. Kur qëllohen nga distanca të afërta, mund të shkaktojnë verbëri, dëmtime të përhershme ose lëndime të rënda.