Protesta e zhvilluar para Ministrisë së Arsimit është shoqëruar me tensione, pasi protestuesit kanë tentuar t’i afrohen godinës, por janë larguar nga policia me ujë.
Situata e krijuar ka ndikuar edhe në aktivitetin tregtar në zonë. Shumë biznese kanë mbyllur dyert për shkak të protestës dhe tensioneve të regjistruara në terren.


