Protestë edhe në stadiume, tifozat e ndeshjes Tirana-Laçi në mbështetje të studentëve

17 Tetor 2026 | 14:34

Edhe në ndeshjen mes Tiranës dhe Laçit është shfaqur fryma e protestës, pasi tifogrupi “Fanatics” është larguar nga stadiumi vetëm pesë minuta pas nisjes së takimit, në shenjë solidariteti me protestën e studentëve.

Përmes një mesazhi nga ana e tyre, tifozët kanë bërë të ditur se vendimi për t’u larguar nga tribunat vjen si një formë mbështetjeje për studentët dhe kauzën e tyre.

“Kur padrejtësia bëhet ligj, rezistenca bëhet detyrim”, thuhet në banderolën e tifogrupit, i cili shpreh qëndrimin e tyre ndaj situatës.

Në reagimin e tyre, “Fanatics” u kanë bërë thirrje edhe grupeve të tjera të tifozëve që t’i bashkohen studentëve, duke e zhvendosur mesazhin e solidaritetit përtej tribunave të stadiumit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesi tregon kraharorin: Policia më gjuajti me plumb gomë (VIDEO)

Gjatë tensioneve të shënuara ditën e sotme të protestës, ajo çfarë është deklaruar nga një protestues është se ka pësuar një goditje që ai pretendon...
14:02 | 17/10/2026

Protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, kundërpërgjigjen me ujë (VIDEO)

Situata në kryeqytet vazhdon të mbetet e tensionuar, me përplasje të ashpra përgjatë Rrugës së Durrësit. Protestuesit vijojnë të hedhin gurë në drejtim të policisë...
13:46 | 17/10/2026

Hidhet gaz lotsjellës, tym para Ministrisë së Arsimit! Protestuesit nisin marshimin

Situata para Ministrisë së Arsimit vijon e tensionuar, teksa policia ka hedhur gaz lotsjellës. Siç shihet edhe nga pamjet, “Rruga e Durrësit” është ‘pushtuar’ nga...
13:25 | 17/10/2026