Të lënduar nga plumbat e gomës gjatë protestës, ambulanca u jep ndihmën e parë të rinjve (VIDEO)

17 Tetor 2026 | 14:44

Disa të rinj janë lënduar gjatë protestës, pasi dyshohet se janë qëlluar me plumba gome. Në vendngjarje ka mbërritur një ambulancë, e cila u ka dhënë ndihmën e parë protestuesve të lënduar.

Sipas pamjeve nga terreni, të rinjtë kanë pasur shenja goditjeje në pjesë të ndryshme të trupit.

Mbërritja e ambulancës është shoqëruar me tensione, pasi protestuesit kanë ndaluar automjetin dhe e kanë kontrolluar atë. Ky veprim lidhet me dyshimet e ngritura një ditë më parë se gazi lotsjellës mund të ishte hedhur edhe nga automjete të ambulancës.

Pas kontrollit, ambulanca është larguar nga vendngjarja me një protestues të lënduar brenda, për t’i ofruar ndihmën e nevojshme mjekësore.

Gazetari Ardit Hoxha bën me dije se, përveç protestuesit që u transportua me ambulancë, një tjetër person i lënduar ka marrë ndihmë mjekësore në vendngjarje, konkretisht në rrugën e Durrësit.

Sipas informacioneve paraprake nga terreni, kanë qenë vetë protestuesit ata që kanë kërkuar që të lënduarve t’u jepet ndihma mjekësore në vend, pa u transportuar në spital.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestë edhe në stadiume, tifozat e ndeshjes Tirana-Laçi në mbështetje të studentëve

Edhe në ndeshjen mes Tiranës dhe Laçit është shfaqur fryma e protestës, pasi tifogrupi “Fanatics” është larguar nga stadiumi vetëm pesë minuta pas nisjes së...
14:34 | 17/10/2026

Protestuesi tregon kraharorin: Policia më gjuajti me plumb gomë (VIDEO)

Gjatë tensioneve të shënuara ditën e sotme të protestës, ajo çfarë është deklaruar nga një protestues është se ka pësuar një goditje që ai pretendon...
14:02 | 17/10/2026

Protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, kundërpërgjigjen me ujë (VIDEO)

Situata në kryeqytet vazhdon të mbetet e tensionuar, me përplasje të ashpra përgjatë Rrugës së Durrësit. Protestuesit vijojnë të hedhin gurë në drejtim të policisë...
13:46 | 17/10/2026